0

In memoriam Valter Deshpalj

  • April 12, 2023

Një nga muzikantët më të shquar kroatë violonçelisti dhe pedagogu i muzikës Valter Deshpalj, ndërroi jetë të dielën më 9 prill 2023, në moshën 76-vjeçare.
Valter Deshpalj I lindur me 1947 në Arbneshë të Zarës, Kroaci, i takonte një prej familjeve arbneshe që sa i përket muzikës kanë bërë histori. Si violonçelist Deshpalj kishte arritur që të bëhej emër i përmasave përtej Evropës. Valteri, i biri i kompozitorit e dirigjentit te famshem arbneshë Shime Deshpalj, ishte interpretues i veprave të njohura botërore në botë.
Ai u diplomua për violonçel në shkollën Juilliard në Nju Jork.
Ai ishte themeluesi dhe drejtori i festivalit Strings Only të të rinjve të stringut në Zadar, ishte drejtor muzikor i Festivalit Veror të Dubrovnikut (1996-2000), pedagog i përkushtuar në Akademinë e Muzikës së Zagrebit dhe profesor i ftuar në universitete të shumta në SHBA dhe Australi.
Poashtu ishte fitues i çmimeve dhe mirënjohjeve të shumta, duke përfshirë çmimin Ivo Maček dhe çmimin për arritje jetësore Vladimir Nazor, çmimin e Qytetit të Zagrebit, çmimin Milka Trnin dhe çmimin Lovro pl. Mataçiç i Shoqatës Kroate të Artistëve të Muzikës dhe Porina për Arritje të Përjetshme.
Shprehim ngushëllimet tona të sinqerta familjes dhe shoqërisë!
U prehtë në paqe!

Jedan od najistaknutijih hrvatskih glazbenika, violončelist i glazbeni pedagog Valter Deshpalj, preminuo je u nedjelju, 9. travnja 2023. godine, u 76. godini života.
Valter Deshpalj Rođen 1947. u Arbneshë i Zare, Hrvatska, pripadao je jednoj od obitelji Arbnesh koje su se u glazbenom smislu upisale u povijest. Kao violončelist, Deshpalj je uspio postati ime veličine izvan Europe. Valteri, sin poznatog albanskog skladatelja i dirigenta Shime Deshpalja, bio je izvođač svjetski priznatih djela.
Diplomirao je violončelo na Juilliard School u New Yorku.
Bio je osnivač i direktor gudačkog festivala mladih Strings Only u Zadru, bio je glazbeni direktor Dubrovačkih ljetnih igara (1996.-2000.), predani predavač na Muzičkoj akademiji u Zagrebu i gost profesor na brojnim sveučilištima u SAD-u i Australija.
Dobitnik je i brojnih nagrada i priznanja, među kojima su Nagrade Ivo Maček i Nagrade Vladimir Nazor za životno djelo, Nagrade Grada Zagreba, Nagrade Milka Trnin i Nagrade Lovro pl. Matačića Hrvatske udruge glazbenih umjetnika i Porina za životno djelo.
Izražavamo iskrenu sućut obitelji i društvu!
Počivaj u miru!