Mbrëmë kryetari i Unionit Shqipëtar në Kroaci Esad Çollaku morri pjesë në një koncert të grupit
Fisniket nga Kosova i cili u mbajt në hotelin Antunović në Zagreb.
Kjo ngjarje ishte e organizuar me rastin e dhjetëvjetorit të Mergimtarit, teatrit dramatik shqiptar në
Kroaci.
Kryetari Çollaku gjatë fjalimit përshëndetës e përgëzoi z.Leonard Hamitaj për punën e palodhshme të
cilën e bën, duke shpresuar që edhe më tutje të kemi bashkëpunim të mirë sepse vetëm kështu, të
bashkuar mund të arrijmë majat.
Kryetari gjithashtu përshëndeti Ambasadorin e Maqedonisë së Veriut z. Milaim Fetai, e gjithashtu
edhe përfaqësuesit e Ambasadës së Kosovës dhe Ambasadës së Shqipërisë në Kroaci, si dhe të gjithë
musafirët që ishin pjesë e atij evenimenti.

