Ngjarjet / Događanja

Me datë 26 nëntor 2025, në Novinarski Dom, në Zagreb,u mbajt koncerti i triolistit shqiptar “Agron Peni Trio”, në kuadër të Ditëve të Kulturës Shqiptare në Kroaci.

Në koncert performuan:

• Agron Peni – kitarë

• Fatlind Ferati – bas kitarë

• Tomorr Shkoza – perkusion / bubnje

Ky aktivitet solli në skenë muzikë bashkëkohore shqiptare dhe krijoi një atmosferë të veçantë kulturore për komunitetin shqiptar në Kroaci, duke promovuar talentin dhe krijimtarinë e artistëve shqiptarë.

Koncerti shërbeu gjithashtu si urë bashkëpunimi kulturor mes komuniteteve dhe si mundësi për prezantimin e muzikës shqiptare në një skenë ndërkombëtare.