0

Lidhur me Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit

  • December 19, 2022

Më datën 04 Tetor 2022 është bërë inaugurimi i Zyrës së re të Doganave të Kosovës në Portin e Durrësit. 1
Më poshtë gjeni një material përmbledhës lidhur me përfitimet që do të kenë bizneset me procesin e
zhdoganimit të mallrave me destinacion final Republikën e Kosovës në Zyrën Doganore në Portin e
Durrësit.
Hapjen e Zyrës Doganore në Portin e Durrësit për zhdoganim të mallrave me destinacion final
Republikën e Kosovës e ka mundësuar Marrëveshja e Nëntorit 2021 midis dy Kryeministrave
respektivisht nga Kryeministri i Republikës së Kosovës dhe Kryeministri i Republikës së Shqipërisë.
Në Porto Romano zhdoganimi i derivateve me destinacion final RKS ka filluar me datën 01.09.2022,
lehtësirat që i kanë përfituar subjektet janë:

  • Secila maunë e cila nuk bartë rrezik apo që i përfundon procedurat e zhdoganimit në Porto
    Romano pas zhdoganimit të derivatit me të hyrë në PKK Vërmicë shkon direkt tek subjekti, pa
    pasur nevojë që hyjë në terminalet e brendshme apo të shkaktojë bllokime në rrugë, ky proces
    sipas një analize të shkurtër i kursen subjektit të paktën 70-100€ për secilën maunë e cila
    zhdoganohet dhe nuk bartë risk apo që nuk selektohet për analiza dhe kontrolle fizike (tani më
    rreth 96% e maunave e aplikojnë këtë procedurë).
  • Maunat që selektohen për kontrolla fizike dhe të cilësisë, tranzitohen për Zyrën e Brendshme
    Doganore ku do të zhvillohen procedurat e kontrollit të cilësisë si dhe kontrolle tjera sipas KDAK
    (rreth 4 % aktualisht).
    Përfitimet e përgjithshme janë: Kosto financiare, eliminimi i burokracisë procedurale si nga aspekti kohor
    ashtu edhe tek liferimi më i shpejtë i mallit nga shitësi tek pranuesi-blerësi (deri te arritja e dërgesës në
    PKK Vërmicë është çështje minute hyrja në RKS).
    Në Sektorin e Trageteve, Anijeve dhe Kontejnerëve zhdoganimi i mallrave me destinacion final RKS ka
    filluar me datën 01.10.2022, lehtësirat që i kanë përfituar subjektet Kosovare janë si vijon:
  • Secila maunë e cila nuk bartë rrezik apo që i përfundon procedurat e zhdoganimit në Sektorin e
    Trageteve, Anijeve dhe Kontejnerëve pas zhdoganimit të mallit me të hyrë në PKK Vërmicë,
    shkon direkt tek subjekti, pa pasur nevojë që hyjë në terminalet e brendshme apo të shkaktojë
    bllokime në rrugë, ky proces sipas një analize i kursen subjektit të paktën 60-90€ për secilën
    maunë e cila zhdoganohet dhe nuk bartë risk apo që nuk selektohet për kontrollë të detajuar
    (aktualisht mbi:70 % e maunave e aplikojnë këtë procedurë).
  • Maunat që selektohen për kontroll të detajuar fizik dhe dokumentar nga sistemi i AW apo nga
    analiza lokale e rrezikut, tranzitohen për Zyrën e Brendshme Doganore ku do të zhvillohen
    procedurat e kontrollit detal të mallit sipas procedurave aktuale të kontrollit dhe KDAK. Nga 20-

1 Të dhënat lidhur me zyrën doganore të Kosovës në Portin e Durrësit janë marrë nga Doganat e Kosovës;

30 % aktualisht e kontrollit detal varet prej natyrës së mallrave si dhe nga shtetet prej nga vijnë
dërgesat.
Përfitimet: Kosto financiare, njohja e certifikatës nga AUV dhe nga AKU për mallrat që tranzitohen nga
ZDPD për RKS ku deri më tani AKU ka lëshuar certifikatë të veçantë dhe kjo procedurë ka pasur kosto të
veçantë financiare, eleminimi i burokracisë procedurale si nga aspekti kohor ashtu edhe tek liferimi më i
shpejtë i mallit nga shitësi tek pranuesi-blerësi (shkurtimi i kohës është bërë edhe për ditë me theks tek
dërgesat që janë transituar pas dite dhe janë zhdoganuar të nesërmen në RKS), shkarkimi i qendrave të
mëdha nga fluksi i maunave me mallra si dhe përfitime indirekte tjera që më së mirë i vëren komuniteti i
biznesit.

Kuptimi i akronimeve:
PKK – Pikë Kalimi Kufitar
KDAK – Kodi Doganor dhe i Akcizave të Kosovës
AUV – Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (Agjencia e Kosovës)
AKU – Agjencia Kombëtare e Ushqimit (Agjencia e Shqipërisë)
ZDPD – Zyrën Doganore në Portin e Durrësit
AW – Asycuda World