0

KUVENDI KOMUNAL NË SKENDERAJ

  • February 17, 2022

Sot me datë 17.02.2022. Për nder të 14 vjetorit të Republikës së Kosovës, Kuvendi
komunal në Skenderaj ( Drenicë), shpalli “Qytetar Nderi” kryetarin e Unionit të
Shqipëtarëve në Republikën e Kroacisë z. Esad Çollaku.
Këtë çmim në një seancë solemne të Kuvendit zotëri Çollakut, ia dorëzoi kryetari i kësaj
komune z. Fadil Nuraj.
Z. Çollaku pasi e pranoi titullin “ Qytetar nderi”, foli për sakrificat e Shqipëtarëve të
Kroacisë në periudhën e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998/99, përpjekjet për liri
kolektive për një Kosovë të lirë dhe të pavarur.
Kyetari Nuraj me këtë rast ka thëne se Kontributi i Z.Çollaku përgjatë luftës në Kosove,
do të kujtohet e respektohet gjithmonë.
Në fund z. Esad Çollaku dekoratën ia dedikoi bashkëluftëtarëve të tij, të gjithë
Shqipëtarëve të Kroacisë të cilët pa hezitim u nisën për të dhënë kontributin e tyre për
çlirimin e Kosovës, e posaqërisht atyre qe humben jetën në luftë.