
Me rastin e 91 Vjetorit të vdekjes së Albanologut dhe historianit Milan Shufflay, sot në
Zagreb, në ambientet e Parlamenrit Kroat u mbajt Paneli shkencor me temën “
Veprimtaria e Politikanit dhe Historianit Milan fisnik Shufflay në fushën e Kulturës
Shqipëtare”.
Në këtë ngjarje morrën pjese një numër i kufizuar i të ftuarëve, për shkak të situatës me
pandeminë.
Hapjen e takimit e bëri deputetja Shqipëtare në Parlamentin Kroat znj. Ermina Lekaj
Prljaskaj, për të vijuar pas saj ne një fjalim përshendetës edhe të kryetarit të Unionit të
Shqipëtarëve në Republikën e Kroacisë z. Esad Çollaku.
Të ftuarit u përshendetën edhe nga Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Riza Poda,
si dhe Josip degl’ Ivellio anëtarë i Shoqërisë “ Vëllezërit e Dragoit Kroat”.
Gjithashtu fjalim përshëndetës mbajti edhe e dërguara e Kryetarit të Qeverisë Kroate,
sekretarja e shtetit prej Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Evropjane znj. Andrea
Metelko-Zgombić si dhe kryetarja e bordit për kroatët jashtë Republikës Kroate znj.
Zdravka Bušić.
Pjesë e takimit ishin edhe Ambasadori i Republikës së Maqedonisë Së Veriut z. Milaim
Fetai, Misioni Katolik
Shqipëtar me përfaqësues Don Kristë Gjergji, përfaqësues të Unionit Shqipëtarë në
Republikën e Kroacisë, përfaqësues të shoqatave dhe bashkësive të komunitetit
Shqipëtarë, përfaqësues të mediave si dhe miq të tjerë të komunitetit Shqipëtar në
Republikën e Kroacisë.
Si të ftuar kryesorë dhe ligjërues të Panelit Shkencor, për të ekspozuar Punimet
Shkencore ishin Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë,
Ekselenca e tij, Prof.dr. Martin Berishaj, Profesor në Universitetin e Rijekës Prof.dr.
Željko Bartulović si dhe Profesor në Universitetin e Prishtinës , dega e Filozofisë Prof.dr.
Muhamet Mala.
Në përkujtim të Milan Shufflay, u fol për periudhën 20 vjeçare qe ai ia kushtoi punës së
tij shkencore-hulumtuese për historiografinë etnokulturore shqiptare në Mesjetë, duke
vërtetuar rrënjët e lashta autoktone iliro-shqiptare, në territorin që sot quhet Ballkan.
Ai shkroi shumë vepra, shkrime e botime, dhe ese mbi historiografinë shqiptare.
Në mbrëmjen e 18 shkurtit 1931, duke dalur prej banesës së tij për të shkuar në darkë
në qytet, e kishin pritur para derës dhe e kishin goditur në kokë me shufra hekuri tre
atentatorë (Branko Zveger, Lubomir Bellosheviq dhe Stevo Veçerinac), pjesëtarë të
organizatës terroriste të regjimit serb, e quajtur “Mlada Jugoslavija” (Jugosllavia e Re)
dhe ajo “Za kralja i otadzbinu” ( Për Mbretin dhe Atdheun). Nga plagët e marra Shufflay
kishte vdekur të nesërmën.
Kundër atentatit mbi Shufflayn kishin reaguar e protestuar, shkruar peticione e
memorandume dhe publikuar në gazeta, personalitete të njohura nga institucione të
shumta shkencore në botë, si Albert Ajnshtajn, Henrich Mann, dr Jozef Bajza, dr Max
Hilderbert Boehm, dr Karl Fritzler, dr Zenon Kuziela, dr Mati Spahn, dr Branimir Jelliq,
Lumo Skendo, Faik Konica etj,etj. Kishte reaguar Liga Ndërkombëtare për të Drejtat e
Njeriut, Federata Ndërkombëtare e Universiteteve dhe shumë institucione tjera shencore
e kulturore e shume gazeta e redaksi të mediave më të njohura në botë.
Në kujtim dhe nderim të këtij shkencëtari dhe të kontributit të tij për historiografinë
shqiptare, tash e mbi 15 vite organizohet Vendosja e kurorave me lule para pllakës
përkujtimore