
Në Aktivitetin e sotëm i cili u mbajt në qytetin e Samoborit, me ftesën e kryetarit të
Federatës së Karatesë në Kroaci, morri pjesë edhe kryetari i Unionit Shqipëtarë në
Republikën e Kroacisë z. Esad Çollaku ku u mbajt seminari i Federatës së Karatesë.
Ky seminar mledh rreth 500 trejnerë dhe gjyqëtar të Federatës së Karatesë në
programin e tyre dy ditor.
Ky Seminar u organizua nga komisioni i Federatës së Karatesë në bashkëpunim me z.
Javier Escalante kryetar i komisionit të gjyqëtarëve të Federatës së Karatesë në botë i
cili në të njejtën kohë ishte dhe ligjëruesi kyq dhe udhëheqës i programit.
Në këtë aktivitet morrën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës Ekselenca e tij
z.Martin Berishaj, si dhe Ambasadori i Maqedonisë së Veriut Ekselenca e tij z. Milaim
Fetai.
Poashtu në këtë aktivitet Federata e Karatesë në Kroaci i ndau Pllakë të Artë legjendës
së karatesë z. Enver Idrizit për rezultatet e larta të arritura dhe për kontributin e
jashtëzakonshëm në promovimin e Karatesë në Kroaci ashtu edhe për ndimën e dhënë
në punët e Federatës së Karatesë në Kroaci.