
Me rastin e tre vjetorit të vendosjes së shtatores së Nënës Terezë në qytetin e
Karlovcit, në afërsi të Zagebit, u mbajt aktiviteti i radhës i cili u organizua nga
Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovcit me kryetar Besir Ziberi, Unioni
Shqiptarë në Kroaci me kryetar Esad Çollaku, Këshilli i pakicës Kombtare Shqiptare
në qytetin e Karlovcit si dhe Misioni Katolik Shqiptar në Kroaci me kryetar Don Kristë
Gjergji.
Me këtë rast u mbajt edhe Mesha në gjuhëm Shqipe në hapsirat e Faltores
kombëtare të Shën Jozefit, kështu duke u përcjellur më pas me lutjet përpara
trupores së Nënës Terezë.
Në këtë aktivitet morrën pjesë Ambasadori i Republikës së Kosovës në Republikën e
Kroacisë, Ekselenca e tij, Prof.dr. Martin Berishaj, Ambasadori i Republikës së
Maqedonisë së Veriut, Ekselenca e tij z. Milaim Fetai, anëtarë të Unionit Shqiptarë
në Kroaci, anëtarë të Keshillit të pakicës kombtare Shqiptare të qytetit të Karlovcit,
anëtarë të Shoqatës së veteranëve të luftës atdhetare të Kroacisë dhe anëtarë të
bashkësive tjera të pakicës kombëtare Shqiptare në Kroaci.
Aktiviteti u përmbyll me një koktej rasti.