0

Përvjetorit I rënies së dëshmorëve të Luftës Atdhetare Samed Bogujevci dhe Fadil Salihu,

  • October 13, 2023

Me rastin e përvjetorit të rënies së dëshmorëve të Luftës Atdhetare Samed Bogujevci dhe Fadil
Salihu, sot me datë 13.10.2023 në Gospić u mbajt ceremonia e vendosjes së kurorave me lule për të
gjithë ata që e humbën jetën në Luftën Atdhetare
Kryetari i Unionit z. Esad Çollaku morri pjesë në këte ngjarje.
Për nder të rënijes së dëshmorëve, u mbajt një minut heshtje.
z.Marko Ratkoviq ndezi qiriun në emër të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të veteranëve kroatë, z.
Toma Medved.
U ndez një qiri në emër të Dr. sc. Marija Banožića, Ministre e Mbrojtjes e Republikës së Kroacisë, znj.
Ivka Zaninović, Shefe e Departamentit Rajonal të Rijekës për Çështjet e Mbrojtjes.
Qiriun e ndezi prefekti i Liçko-Senj z.Ernest Petry dhe kryetari – sekretari i qytetit të Gospiqit, Sllaven
Stilinoviq.
Qirinjtë i ndezën përfaqësuesit e ambasadës së Republikës së Kosovës, sekretari i dytë i ambasadës
Xhevdet Sopaj dhe atasheu për migrim Sefadin Kuçi.
Kurora me lule është vendosur nga Shoqata e Mbrojtësve Shqiptarë të Kroacisë në Luftën Atdhetare
Qiriu u ndez nga Shoqata e Shoqatave të Vullnetarëve të Luftës Atdhetare Kroate
U ndezën qirinj nga përfaqësues të shoqatave të tjera të veteranëve dhe familjarë të veteranëve të
vdekur dhe të zhdukur nga Lufta Atdhetare. Ngjarja u përmbyll me bisedën për luftën Atdhetare.