Për nder të ditëve të kulturës Shqiptare në prefekturën e Karllovacit, sot u mbajt Koncert në Teatrin e
qytetit të Karllovacit “Zorin Dom”.
Në këtë koncert performoi Shoqëria kulturore artistike “Xheladin Zeqiri” nga Tetova, Republika e
Maqedonisë së Veriut, dhe patën një performancë të mrekullueshme bashkë me ekipin e
këngëtarëve dhe valltarëve.
Në këtë aktivitet morrën pjesë personalitete të shumta si Ambasadori i Republikës së Shqipërisë
Ekselenca e tij z. Riza Poda, Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut Ekselenca e tij z.
Milaim Fetai, Ambasadori i Republikës së Kosovës Ekselenca e tij dr.Martin Berishaj, i dërguari i
kryetarit të prefekturës së Karllovacit z. Marin Svetić, kryetarja dhe nënkryetari i Shoqatës Kulturore
Shqiptare “Shkendia” znj.Gentiana Lleshdedaj dhe z. Behar Mullajupi, Kryetari i Bashksisë Shqiptare
të prefekturës së Zagrebit z. Sejfedin Prekazi , Kryetari i Shoqatës së Vullnetarëve Kroatë të Luftës
Atdhetare z. Tom Kaqinari e shumë anëtarë të tjerë të shoqatave Shqiptare në Kroaci, poashtu pati
edhe shumë të pranishëm në sallë kryesisht bashkëkombas shqiptarë që jetojnë në Kroaci.
Ky aktivitet u organizua nga Bashkësia Shqiptare e prefekturës së Karllovacit dhe dhe si
bashkëorganizator ishin Unioni i Shqiptarëve në Kroaci , Qyteti i Karllovacit, Këshilli i pakicave
kombtare, si dhe Deputetja Shqiptare në Parlamentin Kroat znj. Ermina Lekaj Prljaskaj.
Koncerti përfshiu këngë dhe valle shqipe , si dhe veshjet tradicionale shqiptare.
Me të përfunduar koncerti, të gjithë të pranishmit morrën pjese në një koktej rasti, ku kishte edhe
llojllojshmëri të ushqimeve tradicionale Shqiptare të cilat ishin të përgaditura nga familjet Shqiptare
në prefekturën e Karllovacit.





