Më 27 nëntor 2025, në ambientet e Stigma Club në Rovinj, u organizua një mbrëmje madhështore festive me rastin e 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ngjarja u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë dhe solemne, ku u bashkua komuniteti shqiptar dhe miqtë e tij për të shënuar së bashku këtë ditë me rëndësi të veçantë historike dhe kombëtare.
Në këtë mbrëmje morën pjesë dy artistë shumë të dashur për publikun shqiptar, Leonora Jakupi dhe Asim Gashi, të cilët me performancat e tyre krijuan një program të pasur artistik dhe emocionues.
Muzika live, energjia e mirë dhe bashkimi i komunitetit i dhanë këtij eventi një dimension të veçantë kulturor dhe festiv.
Kryetari Esat Qollaku nderoi me praninë e tij këtë manifestim, duke shprehur përkrahje dhe vlerësim për ruajtjen e identitetit, kulturës dhe traditës shqiptare në diasporë. Pjesëmarrja e tij u prit me respekt dhe konsideratë nga organizatorët dhe të pranishmit.
Ai gjithashtu pergëzoi organizatorët për këtë mbrëmje të jashtzakonshme.
Ngjarja shërbeu si një mundësi e vyer për të forcuar lidhjet mes shqiptarëve në Kroaci, për të promovuar vlerat tona kombëtare dhe për të kujtuar me krenari ditën kur Shqipëria hodhi themelet e shtetit të saj të pavarur.

