, sonte me 27 nëntor 2025, në Qendrën Kulturo-Informative në Zagreb u mbajt Dita e Filmit.
Sonte u shfaqën disa filma të metrazhit të shkurtër nga regjisorë shqiptarë:
• “Mbijetesa dhe Shkolla” – 19 min
• “Antigona” – 21 min
• “Ndëra” – 30 min
• “SOS” – 16 min
Ky program filmik solli histori të thella, tematika sociale, kulturore dhe reflektime mbi jetën shqiptare nëpërmjet artit kinematografik. Ngjarja pati si qëllim promovimin e kinemasë shqiptare, mbështetjen e krijuesve të rinj dhe afrimin e publikut kroat me realitetin dhe kulturën shqiptare.
Ditët e Kulturës Shqiptare në Kroaci po shndërrohen çdo vit në një traditë të rëndësishme që pasuron jetën kulturore të qytetit dhe përforcon lidhjen mes komuniteteve.